Mbi shtatë mijë persona nga Maqedonia gjatë vitit 2019 kanë fituar shtetësi të ndonjë vend anëtar i BE-së

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sipas të dhënave të “Eurostat”, më shumë se 706.000 persona kanë marrë shtetësi nga një nga vendet anëtare të BE-së dhe përafërsisht 1/10 është nga Ballkani Perëndimor.

Më së shumti shtetësi gjatë vitit 2019 kanë marrë nga Gjermania, Italia, Franca, Spanja dhe Suedia ndërsa shumica janë nga Maroku, Shqipëria dhe Britania e Madhe.

Nga Ballkani Perëndimor më së shumti që kanë fituar shtetësi janë nga Shqipëria (41.703), më pas Serbia (10.297), Kosova (8.047), Maqedonia e Veriut (7.147) dhe Bosnja dhe Hercegovina (6.977).

Sipas Eurostat, qytetarët e Ballkanit Perëndimor më së shumti kanë aplikuar për shtetësi gjermane dhe italiane si dhe për shtetësitë franceze, spanjolle dhe suedeze./Telegrafi/

Advertisement

Mbi shtatë mijë persona nga Maqedonia gjatë vitit 2019 kanë fituar shtetësi të ndonjë vend anëtar i BE-së shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy