Azeski: Paratë që ndahen për arsim duhet të rriten deri në 5 për qind nga buxheti

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut, Branko Azeski propozon që nga buxheti i shtetit të ndahen nga 3.5% deri në 5% për arsim.

Azeski thekson se edhe po të mos ishte pandemia e coronavirusit, mungesa e kuadrit profesional do të ishte problemi më i madh i kompanive dhe se duhet të krijohet një politikë sipas nevojave të kompanive si në nivel lokal ashtu edhe në nivel rajonal. Po ashtu, sipas Azeskit, nevojitet modernizim të arsimit profesional dhe trajnim përmes identifikimit të nevojave të kopanive si dhe trajnim cilësor të trajnimeve dhe dialog social.

“Për të gjithë këtë që po e themi mund të realizohet nëse një qeveri është e gatshme me hap radikal dhe të thjeshtë dhe kjo është që që për arsim të ndahen nga 3.5 deri 5% nga buxheti tani menjëherë dhe çdo vit ky buxhet të rritet për 0.30%”, tha Azeski.

Sipas tij, të gjithë flasim se dëshirojmë të jetojmë në shtet të pasur dhe zhvillimor, por çelësi për zhvillim ekonomik është investimi në arsim cilësor dhe kjo do të thotë më shumë mjete për arsimin./Telegrafi/

Advertisement

 

Azeski: Paratë që ndahen për arsim duhet të rriten deri në 5 për qind nga buxheti shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy