Azir Aliu: Po shikojmë një zgjidhje afatshkurtër për parkingun në Klinikën “Nënë Tereza” në Shkup

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministrat e shëndetësisë ndërrohen, ndërsa rrëmuja me parkimet në qendrën klinike “Nënë Tereza” vazhdon. Gjersa ministri paraprak Taravari premtonte parkime me kate, tash ministri i ri Azir Aliu premton zgjidhje afatshkurtër.

Tha se fillimisht do të përcaktohet ku do të jetë i mundur parkimi, e më pas do të bëhet një zgjidhje afatgjatë.

“Fatkeqësisht, parkingu aktualisht nuk është i përcaktuar, sa i përket vendit ku mund të parkohet vetura. Do të fillojmë me hapat dhe aktivitetet themelore të infrastrukturës, për të parë saktësisht sa vende parkimi kemi brenda, do të shohim se sa pacientë kemi që përdorin ato vende parkimi, sa punonjës kemi dhe pastaj ndoshta do të dalim me një zgjidhje afatshkurtër.

Zgjidhja afatgjatë për parkingun do të varet nga zgjidhja afatgjatë e Qendrës Klinike”, tha Azir Aliu, ministër i Shëndetësisë.

Advertisement

 

The post Azir Aliu: Po shikojmë një zgjidhje afatshkurtër për parkingun në Klinikën “Nënë Tereza” në Shkup appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy