Aziri: Ministri i Drejtësisë demaskon manipulimin e BDI-së, nuk ka kërkesë për hetim ndërkombëtar të rasteve të montuara

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Elmi Aziri u shpreh se përfundimisht demasokohet manipulimi që kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti dhe zyrtarët e tjerë të kësaj partie kanë bërë, në lidhje me gjoja hetimin ndërkombëtarë të rasteve të montuara gjyqsore, gjatë qeverisjes së kësaj partie, herë me OBRM-PDUKM-në dhe herë me LSDM-në.

“Në një paraqitje televizive, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti pati deklaruar se ka kërkuar nga SHBA-të, që CIA dhe FBI të përfshihen në hetimin e rastin e 9-10 majit në Kumanovë. Ahmeti dhe eksponentë të BDI-së në vazhdimësi kanë dhënë deklarata të tilla për rastet e dyshimta si të montuara politike”, deklaroi Aziri.

Nga ASH, shtojnë se ligjërisht, kërkesat për hetim ndërkombëtar të proceseve gjyqsore i parashtron ministria e drejtësisë.

“Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Elmi Aziri, pyeti drejtëpërdrejtë ministrin e drejtësisë nëse kjo ministri ka dërguar ndonjë kërkesë të këtillë për cilindo rast, siç kishin deklaruar zyrtarët e BDI-së. Ministri i drejtësisë në mëny taksative tha se kërkesa të tilla nuk janë lëshuar nga kjo ministri”, thonë nga ASH.

Advertisement

 

Aziri: Ministri i Drejtësisë demaskon manipulimin e BDI-së, nuk ka kërkesë për hetim ndërkombëtar të rasteve të montuara shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy