Azizi: UNIQA është e para për pagesa në tregun e sigurimeve në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

“UNIQA Maqedoni” është kompania e radhës e cila ka qenë mysafir në emisionin më të ri të Telegrafi Maqedoni, i udhëhequr nga drejtori Venhar Ramadani, në bashkëpunim me OEMVP-në, i cili është dritare e re për promovimin e bizneseve dhe ndërmarrësve në vend.

Kemi biseduar me drejtorin ekzekutiv të UNIQA Maqedoni, Driton Azizi, i cili na tregoi për historinë e kësaj kompanie sigurimesh dhe planet për të ardhmen. Ai tha se UNIQA zanafillën në Maqedoni e ka që nga viti 2004, kur kanë nisur punën me një zyrë dhe 5 punonjës. Ndërsa sot ata janë lider në tregun e sigurimeve në Maqedoninë e Veriut.

“UNIQA Maqedoni është shoqëri sigurimesh, e cila është nën pronësi të UNIQA Austri. Në vitin 2011 themeluam kompaninë e dytë UNIQA Life, kompani e specializuar për sigurimet e jetës. UNIQA Maqedoni prej 19 viteve kemi pasur suksese të jashtëzakonshme, kemi qenë gjithmonë afër klientëve, jo vetëm kur kemi marrë mjete, por edhe kur është dashur të paguajmë dëme. Nga viti 2004 kemi paguar mbi 80 milionë euro dëme për klientët tanë. Kemi qenë edhe pranë komunitetit, duke sponsorisuar ngjarje të ndryshme”.

“UNIQA Maqedoni është pasardhës i SIGAL-it. SIGAL u themelua në vitin 1999 pas liberalizimit të tregut të sigurimeve nga një grup investitorësh dhe një sërë biznese tjera me ndikim në Shqipëri. Falë menaxhimit të drejtuesve të SIGAL, kjo kompani u rrit shumë shpejt dhe që nga atëherë ka mbi 30% të tregut të sigurimeve në Shqipëri”, tha Driton Azizi.

Advertisement

Ai tregoi se me UNIQA-n në Maqedoni gjithçka filloi në vitin 2004.

“Polisat e para u shitën në vitin 2005. Në fillim ka qenë vetëm një zyrë dhe ka pasur 5 punonjës. Sot jemi 280 punonjës dhe kemi 50 zyra në të gjithë Maqedoninë. Ka qenë një rrugëtim i gjatë dhe i lodhshëm. Në qershor në vitin 2009 SIGAL i ribrendua në UNIQA SHA. Qëllimi ynë është që në këtë periudhë të pasigurt të jemi pranë njerëzve”.

“Pikat tona të forta janë vizioni afatgjatë, fleksibiliteti, përmirësimi i modelit të biznesit dhe diversiteti i burimeve, të cilat na bëjnë më të aftë për t’u përshtatur në zhvillimet që përjetojmë dhe për ta bërë suksesin realitet. UNIQA Maqedoni vlerësohet si brend më i mirë nga Global Banking Finance për vitin 2022, e cila bazohet në disa kritere para se ta ndajë çmimin. Ky çmim është nder i vërtetë për kompaninë tonë dhe dëshmi e menaxhimit të suksesshëm të kompanisë”, tha Driton Azizi.

I pyetur për planet në të ardhmen, ai tha se ambicie e tyre është që ta ruajnë pozicionin e tyre në treg dhe të jenë afër klientëve gjatë sfidave me të cilat po përballet bota momentalisht./Telegrafi/

Advertisement

The post Azizi: UNIQA është e para për pagesa në tregun e sigurimeve në Maqedoni appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy