Babait të Vanjës i shfuqizohet masa e paraburgimit, i caktohet masa e arrestit shtëpiak

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sot, më 25 prill, Gjykata Supreme e ka miratuar ankesën e babait të 14-vjeçares së vrarë Vanja Gjorçevska, Aleksandar Gjorçevskit, duke i anuluar kështu masën e paraburgimit dhe për të akuzuarit është caktuar masa e arrestit shtëpiak dhe masa e kujdesit.

“Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut informon opinionin se pas seancës publike të mbajtur më 25 prill 2024, Këshilli për vepra penale ka marrë vendim me të cilin ka anuluar masën e paraburgimit për A.Gj dhe i ka caktuar masën e arrestit shtëpiak.

Seanca e sotme në fakt ishte seanca e dytë publike para Gjykatës Supreme lidhur me masën e paraburgimit ndaj babait të Vanjës, pasi në mars të këtij viti Gjykata Supreme e hodhi poshtë si të pabazuar ankesën ndaj masës së paraburgimit të Gjorçevskit, pas vendimit të Gjykatës së Apelit në Shkup./Telegrafi/

Babait të Vanjës i shfuqizohet masa e paraburgimit, i caktohet masa e arrestit shtëpiak shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy