Baçovski: Fermerët i marrin subvencionet në kohën e duhur

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Agjencia për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural sot realizoi mbështetjen më të madhe për prodhuesit e duhanit, në vlerë prej afër 1,5 miliardë denarë, për 14.300 prodhues të duhanit për korrje në vitin 2023, tha drejtoresha e AFPZRR-së, Nikica Baçovski.

“Përfshirë këtë pagesë, nga fillimi i vitit e deri më sot nga programi për përkrahje financiare në bujqësi janë paguar mbi 4 miliardë denarë, që paraqet 68% të buxhetit të përgjithshëm të programit për masat e prodhimit bimor dhe blegtoral”, tha Baçovski.

Përveç realizimit të suksesshëm të paradhënies për të gjithë fermerët, AFPZRR ka realizuar me sukses mbështetjen për mirëmbajtjen e vreshtave dhe prodhimit të rrushit. Pastaj përkrahja për mirëmbajtjen e pemishteve dhe prodhimtarisë së frutave, masa shtesë prej 3 denarë për mollët e dorëzuara në qendrat blerëse apo objekte përpunuese. Mbështetja financiare për sipërfaqet e mbjella dhe të korrura me kultura bujqësore, pa dhe me material farë të çertifikuar të përdorur, si dhe mbështetje financiare për prodhimin e kulturave të kopshteve, është paguar për fermerët.

Baçovski: Fermerët i marrin subvencionet në kohën e duhur shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy