Bajram Rexhepi: Beteja për Tetovën vazhdon

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kandidati i AKI-së për Komunën e Tetovës, Bajram Rexhepi, ka reaguar në rrjetet sociale pas rezultateve në zgjedhjet lokale.
Ai ka falënderuar votuesit e tij, ndërsa thekson se “beteja për Tetovën vazhdon”.

“Tetovë faleminderit për votat e pastra dhe me zemër! Falënderoj çdo aktivist, çdo qytetar, për punën e palodhshme dhe besimin e dhënë. Beteja për Tetovën vazhdon. Me më shumë përkushtim, me më shumë forcë dhe me të njëjtin ideal, për një Tetovë me dinjitet!”, ka shkruar Rexhepi.

Ndryshe, nga rezultatet e para preliminare për Tetovën, Bajram Rexhepi ka marrë 14.214, ndërsa kundërkandidati i tij Bilall Kasami ka marrë mbi 18.116./Telegrafi/

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy