Banka Popullore e Maqedonisë: Numër rekord i audiencës në ligjëratat e BP-së për edukimin financiar gjatë vitit 2021

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Numër rekord i audiencës në ligjëratat e edukimit financiar të Bankës Popullore. Në vitin 2021 janë mbajtur gjithsej 102 leksione në të cilat kanë marrë pjesë gjithësej 6.351 pjesëmarrës, ndër ta ka pasur nxënës, studentë dhe profesorë. Të përfshira ishin 70 shkolla të ndryshme. Ligjëratat në gjuhën maqedonase dhe shqipe, për studentë nga zonat urbane dhe rurale u mbajtën online, për shkak të pandemisë Kovid-19.

Gjithashtu, vitin e kaluar Banka Popullore ka përgatitur disa materiale edukative për edukim financiar, si: prezantime edukative, tekste, video dhe infografikë, të dedikuara si për të rinjtë ashtu edhe për popullatën e rritur.

“Vitin e kaluar, rregullatorët financiarë nën udhëheqjen e Bankës Popullore, miratuan dhe publikuan Strategjinë e Parë Nacionale për Edukimin Financiar dhe Përfshirjen Financiare, në kontekstin e të pasurit qasje sistematike për rritjen e edukimit financiar në vend. Kjo strategji është një hap i rëndësishëm në vargun e mëtejshëm të aktiviteteve për edukimin financiar dhe gjithëpërfshirjen në vend. Në pajtim me Strategjinë, është miratuar Kodi i Praktikave të Mira për Edukimin Financiar, i cili përcakton parimet që duhen zbatuar gjatë edukimit financiar të popullsisë në vend nga të gjitha subjektet publike, sektorët privat dhe civil që do të përfshihen në këtë proces. Kodi mundëson qasje të koordinuar ndaj veprimit, si për subjektet e sektorit privat ashtu edhe për atë civil. Në këtë drejtim, dallojnë aktivitetet për edukim financiar nga ana e bankave dhe kursimoreve, si dhe organizatat e shoqërisë civile të cilat janë aktive në këtë fushë, që nga ana e tyre kontribuojnë në edukimin financiar më të madh të popullatës”, thuhet në kumtesë.

Banka Popullore vazhdon të kontribuojë në ngritjen e edukimit financiar në vend përmes një sërë aktivitetesh, sepse në kushte të sistemit financiar dinamik, edukimi financiar po bëhet gjithnjë e më i nevojshëm për të gjitha moshat dhe të gjitha shtresat shoqërore të popullsisë.

Advertisement

 

Banka Popullore e Maqedonisë: Numër rekord i audiencës në ligjëratat e BP-së për edukimin financiar gjatë vitit 2021 shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy