![](https://www.struga.info/wp-content/uploads/2020/04/north-macedonia-map.gif)
Banka Popullore lëshoi sot një deklaratë duke u bërë thirrje të gjitha subjekteve që të respektojnë pavarësinë e saj dhe të mos vendosin vendimet e saj në kontekste politike.
“Banka Popullore është një institucion me pavarësi dhe autonomi të garantuar në mënyrë kushtetuese dhe ligjore, i cili në arritjen e qëllimeve dhe detyrave të tij të përcaktuara me ligj, udhëhiqet ekskluzivisht nga ligjet, ndërsa mbron interesat e qytetarëve”, thuhet në deklaratën e kabinetit të guvernatores së Bankës Popullore.
Në deklaratë theksohet se pikërisht ky lloj pavarësie dhe profesionalizmi në arritjen e qëllimeve dhe detyrave të Bankës Popullore është ajo që për vite me radhë garanton ruajtjen e stabilitetit të denarit, sistemit bankar, pra stabilitetin financiar dhe të përgjithshëm makroekonomik./Telegrafi/
The post Banka Popullore kërkon që të mos politizohen vendimet e saja appeared first on Telegrafi.