Banorët e Karshiakës në protestë, kërkojnë zgjidhje për deponinë “Drislla”

Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Duam ajër të pastër” dhe “Mos na helmoni” kërkuan sot banorët e Karshiakës, në protestën para deponisë “Drislla”. Ata me këmbëngulje kërkuan nga institucionet kompetente që të marrin masa dhe këtë deponi ta shndërrojnë në deponi me standarde europiane sepse siç thonë ata në këtë deponi digjen mbeturina dhe gjësende tjera shumë të dëmshme për shëndetin e njerëzve.

Organizatorët e protestave thanë se janë thirrur për ditën e sotme në bisedime me disa institucione dhe bënë të ditur se nëse nuk ju ofrojnë zgjidhje të duhur për deponinë ditët në vijim ata do ta bllokojnë rrugën që çon deri tek deponia dhe do ta pamundësojnë lëvizjen e kamionëve të kësaj deponie.

“Këtu janë mbledhur qytetarët të cilët janë të prekur nga ndotja e ajrit që e shkakton kjo deponi, qytetarët e batincës që janë të goditur direkt dhe qytetarët e gjithë rajonit. Sepse tashmë 30 vjet deponia nuk punon ashtu siç duhet me ligj. Ky popull më nuk mund të pres, shumë sëmundje janë përhapur, sëmundje të mushkërive të bardha. Këkrojmë nga institucionet kompetente të na mundësojnë të marrim frymë lehtë dhe pastër”, thanë organizatorët.

Banorët e Karshiakës kërkojnë që në afat të shkurtë kohor organet kompetente të zgjidhin çështjen e kësaj deponie sepse përndryshe thonë ata, bllokada të mëdha e presin rrugën për tek deponia “Drislla”.

Advertisement

 

The post Banorët e Karshiakës në protestë, kërkojnë zgjidhje për deponinë “Drislla” appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy