Banorët e Konjarës përsëri në protestë, ndalojnë eskavatorët të gërryejnë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Banorët e Konjarës po i ndalojnë eskavatorët të gërryejnë.

Kompania Progres që nga mëngjesi ka filluar gërryerjen e tokës pjellore, por banorët u mblodhën për t’i ndaluar punimet. Kjo kompani në shumë vende të këtij fshati ka gërryer tokë ku tashmë janë krijuar edhe puse.

“Janë afruar tek shtëpitë tona. Nuk kemi ku të shkojmë. Të mbështetemi në mur. Po më duket se do të vijë deri te më e keqja. Çfarë do të thotë kjo? Kjo do të thotë se populli është i nervozuar dhe mundet që dikën ta shkatërrojnë. Se nuk mund të dalim në qosh me këso lloj probleme”, tha një qytetar.

“Nëse vazhdojnë me një gërmim të tillë për 3 deri në 5 vjet, do të mbetemi pa ujë të pijshëm. Për trembëdhjetë vjet institucionet nuk e kanë zgjidhur këtë problem dhe ne tash duhet tu ndihmojmë institucioneve përmes protestave të tilla për t’i parë gabimet e koncesionerit dhe punët e koncesionerit”, shtoi një tjetër qytetar.

Advertisement

Banorët ditë më parë bllokuan edhe autostradën Milladinovc-Shtip më çka përfunduar në stacion policor. Sipas tyre ky është një presion për tua ulur zërin.

“Prap do të na dërgojnë në polici, në të na dënojnë dhe le të na burgosin se ne prej këtu nuk tërhiqemi. Na ka ardhur thika në shpinë më. Nuk kemi ku të shkojmë. U lutemi institucioneve le të marrin masa mos të bëhet më e keqja. Ata mendojnë se ne frikohemi”, potencoi një qytetar tjetër.

Ndryshe para një muaji ministri i Bujqësisë Arjanit Hoxha dhe inspektorati i bujqësisë bënë inspektim të jashtëzakonshëm ku kanë konstatuar se toka nuk punohet për qëllime bujqësore, por shfrytëzohet për gërmim dhe eksploatim të rërës. E për këtë Inspektorati po përgatitë elaborat të ri nga një kompani gjeodezike që do të konstatojë se ku mund të bëhet eksploatim i rërës./TV21/

Banorët e Konjarës përsëri në protestë, ndalojnë eskavatorët të gërryejnë shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy