Bashkia e Shkupit e miratoi listën e emrave të rrugëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Këshilli i Bashkisë së Shkupit, dje e ka miratuar listën e regjistrit të emrave të rrugëve në kryeqytet.

Për këtë vonë mbrëmë ka shkruar kryetari i Shkupit, Petre Shilegov, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Përfundoi seanca e Këshillit të Bashkisë së Shkupit. U miratua lista e regjistrit të emrave të rrugëve në Shkup. “Meksiçka”, “Leninova”, “Zhelezniçka”… kthehen në Shkupin tonë”, shkruajti Shilegov.

Siç njoftuan edhe më parë autoritetet e qytetit, disa rrugë në Shkup do të marrin emra të rinj, gjegjësisht do t’i kthejnë të vjetrat.

Advertisement

Shilegov prej më parë deklaroi se procesi ka filluar që në vitin 2019 dhe se janë përfshirë mendimet e qytetarëve, për dallim prej më parë kur me dhunë ishin riemëruar rrugët dhe ishte shkelur vullneti i shkupjanëve./Telegrafi/

Bashkia e Shkupit e miratoi listën e emrave të rrugëve shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy