Bashkia e Shkupit nis me projekin “Shkupi 24 orë në shërbim të qytetarëve”

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Bashkia e Shkupit nga dita e sotme ka vënë në funksion adresën elektronike për komunikim me qytetarët [email protected].

Sipas Bashkisë së Shkupit, ku projekt paraqet një hap drejt udhëheqjes transprente të komunës dhe se në këtë adresë elektronike qytetarët do të mund të lajmërojnë problemet, kurse administrata e qytetit do të jetë në të dispozicion të përgjigjet në kërkesat e qytetarëve.

“Për momentin po kryhen përgatitjet e fundit për vënien në funksion edhe të Zyrës për komunikim me qytetarët e cila do të jetë e hapur 24 orë për nevojat e tyre, ndërsa i gjithë procesi do të zhvillohet në etapa në tre javët e ardhshme”, thonë nga Shërbimi për Shtyp.

Ata shtojnë se Bashkia e Shkupit do të transformohet në qytet me digjitalizim të plotë të administratës, ndërsa shërbimet publike do të jenë të shpejta, efikase dhe transparente./Telegrafi/

Advertisement

Bashkia e Shkupit nis me projekin “Shkupi 24 orë në shërbim të qytetarëve” shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy