Bashkia e Shkupit shkarkon drejtorin e NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi”

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Bashkia e Shkupit e ka shkarkuar shkarkoi Zllatko Perinskin, ushtruesin e detyrës së drejtorit të Ndërmarrjes Publike “Uji dhe Kanalizimi”.

Nga Bashkia e Shkupit thonë se shkarkimi është bërë për shkak të sjelljes së papërshtatshme gjatë procedurës së “tenderit në vlerë të milionave.”

“Për shkak të tentativave për ndikim, të cilat konsiderohen si tendencë që vërteton dyshimet e bazuara të Bashkisë së Shkupit për arbitraritet dhe sjellje të papërshtatshme në procedurën për zgjedhjen e kontraktorit për tenderin prej 136 milionë eurosh, për ndërtimin e një impianti për trajtimin e ujërave të zeza, Perinski u shkarkua të premten, më 9 shtator 2022”, thonë nga Bashkia e Shkupit.

Bashkia e Shkupit shkarkon drejtorin e NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi” shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy