Qyteti i Shkupit i informon qytetarët se prej sot fillon dezinsektimi tokësor i zonës së qytetit, me qëllim shkatërrimin e formave të rritura dhe larvave të mushkonjave. Aksioni do të kryhet natën, nga ora 22:00 deri në orën 03:00, dhe do të zgjasë deri të enjten, më 24 korrik.
Nëse kushtet e motit nuk e lejojnë kryerjen e dezinsektimit, ai do të realizohet ditën e parë të nesërme, kur kushtet e motit do të jenë të favorshme, në terminin e njëjtë.
Autoritetet e qytetit u bëjnë thirrje bletarëve që me kohë t’i ndërmarrin masat e nevojshme për mbrojtje të bletëve gjatë periudhës së dezinfektimit.
The post Bashkia e Shkupit: Sot fillon dezinsektimi tokësor në Shkup appeared first on Telegrafi.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";