Të enjten fillon dezinsektimi në Shkup

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Dezinsektimi me aeroplan kundër mushkonjave në zonën e Qytetit të Shkupit do të kryhet të enjten dhe të premten, në orët e hershme të mëngjesit.

Siç informojnë autoritetet e qytetit, nëse kushtet e motit nuk lejojnë spërkatjen, dezinsektimi me aeroplan do të kryhet ditën e parë pasuese, kur kushtet e motit do të jenë të favorshme, në të njëjtin termin.

Spërkatja kundër mushkonjave nga toka do të bëhet nga e diela, 18 korrik 2021 deri më 22 korrik 2021, nga ora 22:00 deri në 03:00 të mëngjesit, të nesërmen.

“Njoftohen bletarët që në kohë t’i ndërmarrin masat e nevojshme për mbrojtjen e bletëve”, thonë nga Qyteti i Shkupit.

Advertisement

Të enjten fillon dezinsektimi në Shkup shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy