Bashkimi Evropian shpreh ngushëllime për tragjedinë në Tetovë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Bashkimi Evropian shpreh ngushëllime për tragjedinë në Tetovë

Bashkimi Evropian ka shprehur ngushëllime për tragjedinë e mbrëmshme në spitalin modular në Tetovë.

Euro-ambasadori në RMV, David Geer, në një postim në Twitter shkruan se BE shpreh ngushëllimet më të thella për familjarët dhe miqtë e viktimave.

“Lutjet tona janë me njerëzit e Tetovës, pas zjarrit tragjik në spitalin modular. Ngushëllime të sinqerta për familjarët dhe miqtë e atyre që i kanë humbur jetët, ndërsa ju dëshirojmë shërim të shpejtë të lënduarve”, shkruan Geer.


Prokuroria jep detajet e para për zjarrin në Tetovë, 14 viktima të konfirmuara

Advertisement

Zjarri që shpërtheu mbrëmë në spitalin modular në Tetovë, zyrtarisht ka marrë jetën e 14 personave sipas Prokurorisë, ndërsa shkaqet ende nuk dihen./Telegrafi/

Bashkimi Evropian shpreh ngushëllime për tragjedinë në Tetovë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy