Bastisje anti-drogë në Manastir, policia ndalon një të mitur

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se ka ndaluar një fëmijë, pasi i njëjti dyshohet se është marrë me drogë.

“Më 16.06.2024 në Manastir, nëpunësit policorë nga SPB Manastir kanë privuar nga liria një të mitur nga Manastir. Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, të kryer me urdhër gjyqësor, është gjetur dhe marrë marihuanë dhe peshore digjitale”.

“I mituri është arrestuar në Stacionin policor në Manastir dhe pas dokumentimit të rastit do të vijojë kallëzim përkatës”, qëndron në njoftimin e MPB-së.

The post Bastisje anti-drogë në Manastir, policia ndalon një të mitur appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy