Bastisje në Manastir, gjendet drogë – arrestohen pesë persona

Pinterest LinkedIn Tumblr +

MPB Maqedoni njofton se me datë 17.01.2024 në Manastir nga ana e punonjësve policorë të policisë kriminale në SPB Manastir u privuan nga liria B.A.(20), V.J.(23), G.R.(20), J.D.(20) dhe një i mitur, të gjithë nga Manastiri.

“Gjatë kontrollit në banesën e B.A, i kryer me urdhër të gjykatës, u gjetën V.J.(23), G.R.(20), J.D.(20) dhe i mituri, si dhe pako të shumta marihuanë dhe një peshore dixhitale me mbetje marihuane”.

“Personat janë ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të bëhet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB Maqedoni.

Bastisje në Manastir, gjendet drogë – arrestohen pesë persona shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy