Bastisje në Gostivar, konfiskohet kokainë dhe marihuanë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm (18.05.2021) njësiti për luftë kundër tregtisë së paligjshme të drogës dhe armëve në bashkëpunim me policinë e Gostivarit ka privuar nga liria 5 persona.

Janë arrestuar 27 vjeçari G.D., S.S. gjithashtu 27 vjeç, I.S. 30 vjeç, F.I. 27 vjeç dhe A.B. 32 vjeç që të gjithë nga Gostivari.

Sipas raportit të MPB-së gjatë bastisjes në një objekt afarist në Gostivar, të cilin e shfrytëzon I.S. të kryer me urdhër gjyqësor, janë hasur personat e lartpërmendur, ndërkohë që është gjetur dhe konfiskuar kokainë, marijuhanë dhe lëndë tjera me mbetje të drogave narkotike.

Personat në fjalë janë ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentit të rastit ndaj tyre do të ngritën padi adekuate.

Advertisement

 

Bastisje në Gostivar, konfiskohet kokainë dhe marihuanë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy