Bastisje në Kavadar, ndalohen dy persona

Pinterest LinkedIn Tumblr +

MPB njofton se është kryer bastisje në Kavadar ku janë ndaluar dy persona për shkak të dyshimit për tregti të paligjshme me lëndë narkotike.

Me datë 08.12.2023 në ora 12:30 dhe në ora 17:40 punonjësit policorë për tregti të paligjshme të lëndëve narkotike dhe armëve në kuadër të DPB Kavadar kanë ndaluar G.C.(36) dhe M.M.(35), të dy nga Kavadari.

Gjatë kontrollit në G.C., gjatë daljes nga shtëpia e M.M. i është gjetur një lëndë pluhuri ngjyrë kafe dhe gjatë kontrollit në banesën e M.M.-së, të kryer me vendim gjykate, është lëndë pluhuri ngjyrë kafe, ekstazi, lëndë pluhuri kafe.

Në koordinim me prokurorin publik, sendet janë konfiskuar, personat janë ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të ngjarjes ndaj tyre do të ngrihet kallëzim përkatës”, thuhet në njoftim./Telegrafi/

Advertisement

Bastisje në Kavadar, ndalohen dy persona shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy