Bastisje në Kumanovë, arrestohen dy persona

Pinterest LinkedIn Tumblr +

MPB njofton se dje ka kryer kontrolle në një shtëpi në Kumanovë ka kapur lëndë narkotike, ndërsa janë arrestuar dy persona.

“Më datë 15.06.2022 në ora 21.30, zyrtarë policorë nga SPB Kumanovë – Departamenti për tregti të paligjshme me drogë dhe armë kanë arrestuar N.V. (22) nga fshati Tromegjë e Kumanovës dhe D.J. (19) nga Kumanova.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e N.V., të kryer me vendim gjykate, të dy u gjetën duke paketuar marijuanë në thasë të vegjël për shitje. Janë gjetur dhe sekuestruar rreth një kilogram marijuanë, tableta ekstazi, amfetaminë, kokainë, heroinë, para, dy peshore digjitale, pako të zbrazëta najloni dhe fletë ambalazhi, një fletore me klientët, disa shufra eksploziv dhe disa detonatorë, si dhe sende të tjera për të cilët dyshohet se kanë precedentë penalë.

Ata janë ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të ngrihen kallëzimet përkatëse”, thuhet në njoftimin e MPB-së./Telegrafi/

Advertisement

Bastisje në Kumanovë, arrestohen dy persona shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy