
MPB Maqedoni njofton se dje (28.05.2025) në orën 13:20 në Manastir, policët e SPB Manastir kanë ndaluar personin (24) nga fshati Belçe, Demir Hisar, me banim në Manastir.
Gjatë kontrollit të shtëpisë së tij në Manastir, pas një urdhri gjyqësor, u gjetën 13 pako me kokainë, 143 tableta ekstazi, marihuanë, thërrmues dhe sende me gjurmë bimore dhe pluhur.
“Në shtëpi u gjetën edhe M.P. (24) nga Manastiri dhe M.A. (34) nga Manastiri, të cilët gjithashtu janë privuar nga liria. Pas dokumentimit të rastit, do të përpilohet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB Maqedoni.
The post Bastisje në Manastir, ndalohen tre persona – konfiskohet drogë appeared first on Telegrafi.
Advertisement