Bastisje në një shtëpi në Tetovë, arrestohet një person

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pjesëtarët e policisë të SPB-Tetovë, dje (28-qershor) rreth orës 17:00 kanë privuar nga liria 57-vjeçarin D.K. nga Tetova.

Ai është arrestuar pasi gjatë kontrollit në shtëpinë e tij me urdhër të gjykatës janë gjetur dhe konfiskuar me vërtetim: 67 fishekë të kalibrit 7.62 milimetra për pushkë automatike, 10 fishekë të kalibrit 16 milimetra për pushkë gjuetie dhe 6 fishekë të tjerë të kalibrit të ndryshëm.

Ai është ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të përpilohet kallëzim në bazë të nenit 396 të Kodit Penal.

Bastisje në një shtëpi në Tetovë, arrestohet një person shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy