
MPB Maqedoni njofton se dje (29.05.2025) në orën 10:00 në Shtip, zyrtarët policorë nga SPB Shtip e kanë privuar nga liria personin A.S. (34) nga Shtipi.
“Zyrtarët e Policisë së Departamentit për Trafikim të Paligjshëm me Drogë dhe Armë në Shtip, pas marrjes së urdhrit gjyqësor, kryen bastisje në shtëpinë e A.S. dhe në oborrin e një shtëpie në zonën e Shtipit, si dhe në një shtëpi familjare në fshatin Dulicë, komuna Makedonska Kamenica. Gjatë bastisjeve janë gjetur dhe sekuestruar substancë pluhur e bardhë, dy peshore dixhitale me mbetje të një substance pluhur të bardhë, një thikë, para, telefona celularë dhe sende të tjera”.
“Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të përpilohet një kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.
The post Bastisje në Shtip, ndalohet një shpërndarës droge appeared first on Telegrafi.