Bastisje në Shtip, gjendet drogë – arrestohen dy persona

Pinterest LinkedIn Tumblr +

MPB Maqedoni njofton se dje (21 shkurt 2024), në ora 21:40 në Shtip, zyrtarë policorë kanë privuar nga liria K.A (38) dhe 20-vjeçarin D.O, të dy nga Shtipi.

“Gjatë kontrollit në banesën e K.A., i kryer me vendim gjykate, është gjetur dhe konfiskuar lënda pluhur dhe një peshore dixhitale. Punonjësit e policisë kanë penguar K.A dhe D.O të fshehin provat dhe të hedhin substancën pluhur në lavaman”.

“Personat janë ndaluar në komisariat dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit do të dorëzohen kallëzimet përkatëse”, thonë nga MPB./Telegrafi/

Bastisje në Shtip, gjendet drogë – arrestohen dy persona shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy