Baumgartner: Rruga që duhet ndjekur RMV është ajo drejt BE-së

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ambasadori francez Cyril Baumgartner tha sonte se rruga që duhet ndjekur Maqedonia e Veriut është ajo drejt Bashkimit Evropian.

“Rruga që duhet ndjekur është ajo drejt këtij BE-së, ku ju presim, ku shpresojmë për ju, ku dëshirojmë për ju”, tha Baumgartner në gjuhën maqedonase.

Propozimi francez, siç tha ai, nuk është perfekt, por është më i miri i mundshëm.

“Si çdo kompromis dhe si vetë jeta, edhe ky propozim nuk është perfekt. Por ai është më i miri i mundshëm. Ai që është në tryezë dhe që duke respektuar identitetin maqedonas rihap perspektivat evropiane të vendit.

Advertisement

Në korrik të vitit të kaluar u mbajt konferenca ndërqeveritare e cila u prit 15 vjet”, tha ndër të tjera Baumgartner në fjalimin e tij në përkujtimin e 30 vjetorit të marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Francës./Telegrafi/

Baumgartner: Rruga që duhet ndjekur RMV është ajo drejt BE-së shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy