Për herë të parë partitë politike shqiptare, përkatësisht BDI, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa u bashkuan për zgjedhjet lokale.

Koalicioni i tyre është për në Këshillin Komunal të Komunës së Çashkës ku do të garohet me një kandidat dhe një listë me qëllim që të sigurohet marrja e vendimeve nga shqiptarët në këtë komunë.

Kandidati është nga radhët e BDI-së, Suat Shaqiri. Ai thotë bashkimi i votës shqiptare është çelësi për fitore.

Ndryshe në zgjedhjet e vitit 2017 shqiptarët kishin kandidat të pavarur, por ai nuk hyri në rreth të dytë. Shqiptarët në zgjedhjet e kaluara mbështetën kryetarin aktual të Çashkës i cili është nga radhët e LSDM./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

BDI, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa me listë të përbashkët këshilltarësh në Çashkë shkruan Telegrafi.