Alternativa: Ministrja e Kulturës Irena Stefoska, vazhdon t’i diskriminojë shqiptarët

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Partia opozitare shqiptare Alternativa, nëpërmjet një kumtese për media akuzon ministren e Kulturës Irena Stefoska, se i diskriminon shqiptarët në RMV.

Nga kjo parti thonë se pas konkursit për artistët e pavarur, të shpallur në dhjetor të vitit 2020, me të cilin artistët kërkojnë të drejtën për mbulimin e harxhimeve për sigurim shëndetësor dhe kontributet e tjera mujore, Ministria e Kulturës ende nuk e ka parë të arsyeshme që edhe pas 5 muajve t’i shpallë këto rezultate në ueb-faqen e ministrisë në mënyre transparente.

“Edhe pse kjo nuk është shkelja e vetme, po ia kujtojmë opinionit se, sipas Ligjit për kulturë, këto rezultate është dashur të shpallin në ueb-faqe, pra në mënyrë transparente, qysh më 15 janar të vitit 2021. Nga informacionet që kanë arritur deri tek ne, është e çuditshme se si këtë të drejtë e kanë fituar vetëm artistët maqedonas, ndërsa në anën tjetër e kemi një absurd, sepse asnjë artist shqiptar nuk e ka fituar atë. Që gjendja të jetë edhe më kontradiktore, përkundrejt trumpetimit të kësaj qeverie si qytetare, në komisionin në fjalë nuk ka pasur asnjë anëtar shqiptar, gjë që përbën diskriminim të llojit të veçantë”.

“Kjo është arsyeja që Alternativa i bën thirrje ministres së Kulturës, Irena Stefoska, që ta tërheqë këtë vendim dhe komisionin e emëruar në dhjetor të vitit 2020 ta shkarkojë, për të krijuar një komision tjetër me përbërje multietnike. Rishqyrtimi i këtij vendimi do ishte mirëpritur edhe nga artistët, ngase ashtu të gjithë artistet në mënyrë objektive do ta fitonin të drejtën e merituar”, thonë nga Alternativa./Telegrafi/

Advertisement

Alternativa: Ministrja e Kulturës Irena Stefoska, vazhdon t’i diskriminojë shqiptarët shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy