Stefoska: Komuna e Ohrit dhe e Strugës nuk kanë vullnet për mbrojtje të trashëgimisë kulturore në UNESCO

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministrja e Kulturës në Qeverinë e Maqedonisë Irena Stefoska, njofton se do të propozojë në qeveri që komunave të Ohrit dhe Strugës t’u merren kompetencat në lidhje me mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe natyrore në UNESCO.

Stefoska në Facebook shkruan se “është e qartë që Komuna e Ohrit dhe Strugës nuk kanë vullnet për mbrojtje të trashëgimisë kulturore dhe natyrore në UNESCO”.

“Prandaj, unë do të filloj para Qeverisë të shqyrtoj mundësinë e heqjes së kompetencave të këtyre komunave. Në fushën e kompetencave të Ministrisë së Kulturës, Instituti për Mbrojtje dhe Muzeu i Ohrit, si dhe Zyra për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore do të thirren për llogari”, shkruan Stefoska.

Ndryshe, viteve të fundit UNESCO vazhdimisht ka shprehur vërejtje në lidhje me dëmtimin e pjesëve të mbrojtura nga UNESCO në Ohër dhe Strugë./Telegrafi/

Advertisement

Stefoska: Komuna e Ohrit dhe e Strugës nuk kanë vullnet për mbrojtje të trashëgimisë kulturore në UNESCO shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy