Merko: Në Strugë nuk ka ndërtime në zonën e mbrojtur

Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Komuna e Strugës nuk ka asnjë problem me mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe natyrore, dhe nuk ka ndërtime në zonën e mbrojtur”.

Këtë e ka thënë kryetari i Strugës Ramiz Merko, pas njoftimit të ministres së Kulturës Irena Stefoska, se do t’i propozojë Qeverisë që të shqyrtojë mundësinë për marrjen e ingerencave nga Komuna e Ohrit dhe Strugës, në lidhje me mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe natyrore.

“Disa herë kam deklaruar dhe tani e them të njëjtën se ne nuk kemi asnjë problem me mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe natyrore. Plotësisht kujdesemi për zonën rreth liqenit që të mos ketë ndërtime, as pa leje, as me leje. Jemi të përgjegjshëm dhe në asnjë rast nuk rrezikojmë trashëgiminë kulturore dhe natyrore për ruajtjen e statusit në UNESCO”, tha MErko.

Ndryshe, më herët Komuna e Strugës kërkoi që të lirohet nga kompetencat në fushën e urbanizmit, por nga Ministria për Lidhje dhe Transport thanë se një gjë e tillë nuk është mundur ligjërisht./Telegrafi/

Advertisement

Merko: Në Strugë nuk ka ndërtime në zonën e mbrojtur shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy