Stefoska: Vetë jemi fajtor, Ohri duhet të jetë prioritet strategjik kombëtar

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministrja e Kulturës Irena Stefoska informoi sot se Komisioni Kombëtar ka miratuar raportin e vendit për UNESCO.

“Sipas procedurës ajo ishte në seancë të Qeverisë dhe mendimi i të gjitha institucioneve të tjera, ato procedura kanë përfunduar. Raporti është duke u përkthyer, duhet të përkthehet në mënyrë të përsosur dhe do të dërgohet në Qendrën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s më së voni nesër në mbrëmje” tha Ministrja.

Sipas saj, Ohri dhe rajoni i saj duhet të bëhen një përparësi strategjike kombëtare, një pikë bashkimi, dhe vetëm atëherë të gjithë së bashku mund t’i përgjigjemi rekomandimeve dhe kërkesave të Qendrës për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore Botërore të UNESCO-s.

“Përgjegjësia është vetëm ke ne. Unë nuk amnistoj askënd nga përgjegjësia, por, për fat të keq, ka institucione që nuk e bëjnë punën e tyre”, tha Stefoska.

Advertisement

Stefoska: Vetë jemi fajtor, Ohri duhet të jetë prioritet strategjik kombëtar shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy