Shoqatat nga Tetova: Stefoska po kthen agjendën anti-shqiptare të viteve të 80-ta

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një grup prej 17 shtëpish botuese, organizatash dhe shoqatash në Tetovë mbajtën një konferencë për shtyp në të cilën shprehën disa kërkesa autoriteteve për shkak të pakënaqësisë së tyre me shpërndarjen e mjeteve nga Programi i kulturës për vitin 2021 i financuar nga Ministria e Kulturës.

Ata besojnë se është dëmtuar vetëm kultura shqiptare në shtet, ndërsa thonë se ministrja Stefoska e kthen agjendën anti-shqiptare të viteve 80-ta.

“Për të korrigjuar këtë padrejtësi, ne kërkojmë nga anëtarët shqiptarë të Komisionit që të distancohen nga rezultatet. Qeveria duhet të kërkojë llogari dhe të shkarkojë ministren Irena Stefoska, tërheqjen e këtij programi antishqiptar. Formimi i komisioneve të reja me përfaqësues shqiptarë, për të ndaluar favorizimin e individëve në dëm të shoqatave dhe shtëpive botuese që preken më shumë nga pandemia, për të rishikuar kriteret e konkurrencës, për të përmirësuar mënyrën e onlajn aplikimit, ne kërkojmë nga përfaqësuesit shqiptarë në pushtet të reagojnë ndaj këtij diskriminimi”, deklaroi në konferencën për shtyp Zejnepe Alili Rexhepi.

Sipas saj, kultura shqiptare është dëmtuar për 110 milion denarë. Përmbajtja e konferencës për shtyp në formën e një letre të hapur iu dërgua Ministrisë së Kulturës, partive politike shqiptare dhe misioneve diplomatike në Shkup.

Advertisement

Shoqatat nga Tetova: Stefoska po kthen agjendën anti-shqiptare të viteve të 80-ta shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy