Ministri i Punëve të Jashtme njëherit edhe funksionar i lartë i BDI-së, Bujar Osmani sot deklaroi se partia e tij do të propozojë Talat Xhaferin për kryeministër në 100 ditët e fundit.

“Bashkimi Demokratik për Integrim propozon Talat Xhaferin si kryeministër i Qeverisë që do të hyjë në fuqi nga fundi i janarit deri në zgjedhjen e Qeverisë së ardhshme”, u shpreh Osmani.

Kujtojmë se BDI në zgjedhjet e fundit parlamentare kryeministrin shqiptar e kishte premtim kryesor dhe në marrëveshjen për formimin e qeverisë me LSDM-në e Zoran Zaevit u dakorduan që në 100 ditët e fundit kryeministri të jetë nga radhët e BDI-së.

Ndryshe, zgjedhjet e ardhshme kuvendare do të mbahen më 8 maj bashkë me zgjedhjet presidenciale dhe janë zgjedhjet e para të rregullta pas 17 viteve./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

BDI do ta propozojë Talat Xhaferin për kryeministër shkruan Telegrafi.