Deputetët e OBRM-PDUKM-së e presin me transparent Talat Xhaferin, kërkojnë dorëheqjen e tij

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Deputetët e OBRM-PDUKM-së e presin me transparent Talat Xhaferin, kërkojnë dorëheqjen e tij

Deputetët e OBRM-PDUKM-së sot në Kuvend e kanë pritur me transparent kryetarin Talat Xhaferi. Në transparentin në të cilin janë shkruar disa nga fjalët të cilat i ka përdorur Xhaferi ndaj punonjësve të Kuvendit, deputetët e opozitës maqedonase kërkonin dorëheqjen.

Deputetja e OBRM-PDUKM-së Dafina Stojanovska, deklaroi se kanë kaluar më shumë se dhjetë ditë nga incidenti i Xhaferit me punonjësit e Kuvendit dhe ende nuk është ndërmarrë asgjë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Është e patolerueshme që njeriu i parë që e ka nënshkruar Kodin e Etikës për sjellje në Kuvend, i pari ta shkelë atë dhe të ikë nga përgjegjësia”, tha Stojanovska.

Ajo theksoi se më e pakta që Xhaferi mund të bëjë është të kërkojë falje dhe të jep dorëheqje.

Advertisement

OBRM-PDUKM ka kërkuar që të mbahet seancë e Komisionit për Çështje të Mandatit dhe Imunitetit, në të cilën do të diskutohet për shkeljet etike të kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi./Telegrafi/

Deputetët e OBRM-PDUKM-së e presin me transparent Talat Xhaferin, kërkojnë dorëheqjen e tij shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy