OBRM-PDUKM kërkon largimin e Talat Xhaferi nga Kuvendi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
OBRM-PDUKM kërkon largimin e Talat Xhaferi nga Kuvendi

Nëpërmjet një njoftimi të OBRM-PDUKM-së thuhet se LSDM dhe BDI të mos gjejnë arsyetime dhe ta mbështesin Rezolutën, ndërsa Xhaferi në vend se të sqarohet, sipas OBRM-PDUKM-së, duhet të largohet nga pozita e kryetarit të Kuvendit.

“Pa miratimin e Rezolutës, Zaev nuk duhet të bisedojë me Bullgarinë. Ai tashmë paralajmëron se nëpër procedurë kuvendare do ta pengojë Rezolutën, dhe me këtë do ta dëmtojë Maqedoninë”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Sipas tyre, kjo qeveri nuk din asgjë përveç se të punojë në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet e vendit.


Zaev: Talat Xhaferi shkeli Kushtetutën kur u drejtua në gjuhë shqipe në PE

Advertisement

“Përgjigja se Talat Xhaferi e ka shkelur Kushtetutën, por se duhet të sqarohet nuk është përgjigje, dhe duhet të ketë përgjegjësi. Ai duhet të mbajë përgjegjësi politike. Nuk duhet që lëshimet dhe shkeljet më të mëdha të Kushtetutës dhe ligjeve të kalojnë me sqarime”, thonë nga kjo parti./Telegrafi/

OBRM-PDUKM kërkon largimin e Talat Xhaferi nga Kuvendi shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy