Zaev: Talat Xhaferi shkeli Kushtetutën kur u drejtua në gjuhë shqipe në PE

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zaev: Talat Xhaferi shkeli Kushtetutën kur u drejtua në gjuhë shqipe në PE

Kryeministri Zoran Zaev tha se kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi ka shkelur Kushtetutën kur është drejtuar në gjuhën shqipe në Parlamentin Evropian.

“Talat Xhaferit është në kundërshtim me Kushtetutën që është drejtuar në shqip në PE. Ka pasur tre sesione, te njëra ka folur në gjuhën shqipe, pikërisht duke u provokuar nga bullgarët në ato sesione për gjuhën maqedonase”, tha Zaev.

Zaev tha se nuk do të kërkojë përgjegjësi nga kreu i Kuvendit, por për këtë Xhaferi duhet të sqarohet.


Xhaferi: Nuk shkela Kushtetutën në Bruksel

Advertisement

Për këtë çështje, ndryshe mendon kryetari Xhaferi i cili thotë se ai ka shfrytëzuar të drejtën e tij natyrore për t’u drejtuar në gjuhë amtare dhe se nuk ka shkelur Kushtetutën kur është drejtuar në gjuhën shqipen në Parlamentin Evropian./Telegrafi/

 

Advertisement

Zaev: Talat Xhaferi shkeli Kushtetutën kur u drejtua në gjuhë shqipe në PE shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy