OBRM-PDUKM kërkon dorëheqjen e Talat Xhaferit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM kërkon dorëheqjen e kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi, pas publikimit të një audio-incizimi, në të cilin dëgjohej ky i fundit duke i ofenduar punonjësit në Kuvend.

Nga OBRM-PDUKM, thonë që “institucionet në vend nuk duhet heshtu për primitivizmin e Talat Xhaferit, pasi ai primitivizëm është dhunë ndaj punëtorëve, keqpërdorim i pozitës, shkelje e të drejtave të njeriut”.

“Asnjë institucion në vend nuk duhet të heshtë për primitivizmin e Talat Xhaferit në Kuvendin e Maqedonisë! Primitivizmi i Xhaferit është dhunë ndaj punëtorëve, keqpërdorim i pozitës, shkelje e të drejtave të njeriut, primitivizmi i Xhaferit është në kundërshtim me të gjitha dokumentet për mbrojtjen e dinjitetit njerëzor. Xhaferi në mënyrë më mizore e shkeli dinjitetin e pozitës së kryeparlamentarit dhe në përgjithësi pozitën e deputetit të Kuvendit të Maqedonisë. Hapi i vetëm i ardhshëm në çdo shoqëri demokratike do të ishte dorëheqja e parevokueshme e Xhaferit dhe dorëheqja e tij nga Kuvendi i Maqedonisë! Gjithçka tjetër është një fundosje e re në fatkeqësi”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Ata shtojnë se “kryeministri Kovaçevski me deklaratë e tij edhe një herë konfirmoi se është peng i krimeve të koalicionit BDI-LSDM”./Telegrafi/

Advertisement

OBRM-PDUKM kërkon dorëheqjen e Talat Xhaferit shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy