BDI ju bën apel qytetarëve të respektojnë masat shëndetësore

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nëpërmjet një njoftimi të BDI-së ju bëhet apel qyetetarët të Maqedonisë së Veriut ta marrin me seriozitet të madh çështjen e shëndetit publik.

“Ftojmë qytetarët që mos të refuzojnë testimet, të janë bashkëpunues gjatë anketimeve dhe të shmangin të gjitha rrethanat ku mund të ekspozohen ndaj infektimit të mundshëm. Virusi Covid-19 është prezent dhe po përhapet duke dëmtuar rëndë shëndetin e qytetarëve, prandaj duhet bashkërisht ta ndalojmë”, thuhet në kumtesën e BDI-së, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ata shtojnë se shëndeti është më i rëndësishëm dhe më primar prandaj edhe secili prej nesh, thonë nga BDI, duhet të shtojmë kujdesin tonë.

“Të evitojmë takimet familjare dhe shoqërore, të pranojmë testimet dhe anketimet, të mbajmë higjienën maksimale, mos të dalim nga shtëpia pa maska mbrojtëse dhe të mbajmë distancën fizike. Kthimi në normalitet mund të realizohet vetëm nëpërmjet të respektimit maksimal të masave dhe pakujdesia jonë mund të shkaktojë pasoja të paparashikueshme ndaj shëndetit, ekonomisë dhe shoqërisë”, thuhet në fund të njoftimit./Telegrafi/

Advertisement

BDI ju bën apel qytetarëve të respektojnë masat shëndetësore shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy