BDI – LSDM: Punohet për të arritur marrëveshje në ditët vijuese

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Takimet konstruktive të punës midis LSDM-së dhe BDI vazhdojnë edhe sot, në nivelin e sekretarëve të përgjithshëm, me qëllim të sigurimit të një Qeverie të qëndrueshme që në një mandat të plotë katër vjeçar do të ofrojë dhe të arrijë të gjitha shërbimet dhe qëllimet e pritura të qytetarëve.

‘Pasi të dy partitë vendosën parimet e koalicionit dhe përcaktimet e një qeverie të mundshme të përbashkët të ardhshme, sot ata po punojnë për harmonizimin e programeve fituese të zgjedhjeve të të dy palëve dhe krijimin e një programi pune katër vjeçar të qeverisë së ardhshme, plotësisht të angazhuar për ekonominë, drejtësinë, barazinë dhe integrimin.

Shpërndarja e përgjegjësive sipas departamenteve në koalicionin e ardhshëm është duke u zhvilluar, një proces në të cilin është bërë përparim i mirë dhe është arritur marrëveshje në parim.

Të dy palët janë zotuar të propozojnë drejtë institucioneve të përshtatshëm, të përgatitur, të ndershëm dhe të aftë që do të zbatojnë programin në mënyrë të suksesshme gjatë një mandati të plotë katër vjeçar”, thuhet në deklaratën e përbashkët.

Advertisement

Nga atje shtojnë se organet e partisë, sekretarët e partisë dhe zëdhënësit do të informojnë menjëherë publikun për çdo moment të ri në negociata dhe lusin publiku dhe mediave që të mos marrin parasysh spekulimet./Telegrafi/

BDI – LSDM: Punohet për të arritur marrëveshje në ditët vijuese shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy