BDI: Mirëpresim mbështetjen amerikane për integrimin e Maqedonisë së Veriut në BE

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryesia e BDI-së sot ka shqyrtuar sot situatën aktuale politike në vend. Një nga pikat e bisedës ishte vizita në SHBA e kryeministrit Kovaçevski dhe ministrit të Jashtëm, Bujar Osmani dhe bisedimet që delegacioni shtetëror pati me krerët më të lartë amerikan, thuhet në kumtesën e BDI-së.

Nga BDI thonë se vizita u vlerësua unanimisht si jashtëzakonisht domethënëse dhe e suksesshme.

“Takimet në SHBA u realizuan në një kohë vendimtare kur po bëhen përpjekje për të ardhmen e vendit dhe po merren vendime të rëndësishme për qytetarët.

Në të gjitha takimet me krerë më të lartë të shtetit amerikan, u përfitua një mbështetje e plotë dhe e qartë për rrugën evropiane, të cilën vendi po e ndjek me vendosmëri.

Advertisement

Porositë pozitive nga Qeveria Amerikane janë rezultat i besimit në përkushtimin e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për parimet demokratike dhe integrimin evropian.

Vendi ynë njihet si faktor i stabilitetit rajonal dhe marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara janë në një nivel historikisht të lartë.

Përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës njohin dhe mbështesin përpjekjet për përmbushjen e kritereve të BE-së dhe përkushtimin për zbatimin e reformave jetike në të gjitha segmentet. Mesazhet e partnerëve tanë strategjikë janë edhe konfirmim i politikës dhe drejtimit korrekt që BDI e ndjek në mënyrë të vazhdueshme dhe pa kompromis”, thuhet në njoftimin e BDI-së.

Nga atje u bëjnë thirrje të gjitha partive politike dhe deputetëve që të bashkohen dhe të mbështesin të ardhmen evropiane të vendit./Telegrafi/

Advertisement

BDI: Mirëpresim mbështetjen amerikane për integrimin e Maqedonisë së Veriut në BE shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy