Bashkimi Demokratik për Integrim e përshëndet deklaratën të dërguarit të posaçëm të SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, konkretisht porosinë që, Maqedonia e Veriut të jetë kandidate e plotfuqishme dhe menjëherë të bëhet anëtare e Bashkimit Europian, thuhet në kumtesën e sotme të BDI-së.

Lexo po ashtu
Escobar: Maqedonia e Veriut duhet të jetë kandidate e plotë për anëtarësim në BE

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Bashkimi Demokratik për Integrim vlerëson se partneriteti i fuqishëm dhe aleanca multilaterale e Maqedonisë me NATO-n dhe OSBE-në, është meritë e politikave proevropiane të Qeverisë aktuale, gjë që është theksuar edhe në vlerësimet e partnerit strategjik të Maqedonisë – Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Prandaj, fushata “PO Evropës, JO Rusisë” ngërthen në vete ndryshimet që shteti i ka realizuar në drejtim të integrimeve, ndërsa e njëjta politikë do të vazhdojë edhe pas zgjedhjeve të 8 majit, kur qytetarët me votë do të dënojnë fuqishëm implikimet ruse, të cilët tashmë janë pjesë e opozitës si shqiptare, ashtu edhe asaj maqedonase”, thonë nga BDI.

Gjithashtu, shtojnë nga atje, është pikërisht kryediplomati Bujar Osmani i cili si kryesues me OSBE-në, e shndërroi Shkupin në kryeqendër botërore të zhvillimeve politike.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

I dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dje theksoi se Maqedonia e Veriut duhet të jetë kandidate me të drejta të plota dhe menjëherë të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian./Telegrafi/

BDI: Përshëndesim mbështetjen e Escobarit për hapjen e negociatave të Maqedonisë me BE-në shkruan Telegrafi.