Ninova: Nuk ka kushte që Bullgaria të dakordohet për hapjen e negociatave të Maqedonisë me BE-në

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Për momentin, nuk ka kushte që Bullgaria të pajtohet me Maqedoninë për të filluar bisedimet e anëtarësimit në BE, tha kryetarja e Partisë Socialiste Bullgare (PSB), Kornelia Ninova, gjatë një konference shtypi në selinë e partisë, pas takimit me Kryeministrin e Maqedonisë Zoran Zaev, raporton agjencia e lajmeve “Fokus”.

“Pozicioni ynë mbetet i pandryshuar. Për momentin, nuk ka kushte që Bullgaria të pranojë të fillojë negociatat për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE.

Ne shprehëm gatishmërinë tonë për të qëndruar të hapur për dialog në të gjitha nivelet për të gjetur një zgjidhje për këtë çështje, sepse qëndrimi ynë parimor është se pranimi i Maqedonisë në BE është një garanci për rajonin dhe një mundësi për zhvillim”, tha Ninova.

Ajo shtoi se në mënyrë që të fillojnë negociatat, duhet të plotësohen kushtet e Marrëveshjes së Fqinjësisë./Telegrafi/

Advertisement

Ninova: Nuk ka kushte që Bullgaria të dakordohet për hapjen e negociatave të Maqedonisë me BE-në shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy