BDI: Pjesëmarrja e VLEN-it në tubimet e OBRM-PDUKM-së dëshmon varësinë e plotë politike

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pjesëmarrja e ministrit të Shëndetësisë dhe njëkohësisht shefit të shtabit zgjedhor të koalicionit VLEN për Komunën e Gostivarit, Azir Aliu, si dhe vetë kandidatit të tyre për këtë komunë, në tubimin e OBRM-PDUKM-së në Gostivar, është dëshmi e qartë se ky koalicion tashmë është plotësisht i varur nga votat e OBRM-PDUKM-së në çdo komunë të vendit, aq sa kërkon shpëtimin dhe lutet për ndihmë te padroni politik që e mban gjallë.

“Kjo nuk është bashkëpunim, kjo është nënshtrim politik me përulje publike. Është tregues i qartë se VLEN e di mirë se do të humbasë në çdo komunë shqiptare, sepse nuk e ka votën e shqiptarëve, nuk e ka besimin dhe nuk e ka më legjitimitetin e popullit shqiptar.

Dhe kur e humb besimin e popullit tënd, mbetet vetëm një rrugë: t’i kërkosh mëshirë padronit që të shpëtojë politikisht.
Në vend që të përfaqësojë interesat e qytetarëve shqiptarë, VLEN ka zgjedhur të përfaqësojë interesat elektorale të OBRM-PDUKM-së – duke marrë pjesë në mitingjet e tyre, pa pasur madje as fuqinë t’i ftojë ata në mitingjet e veta. Por kjo nuk ndodh – sepse, siç thotë fjala e urtë politike: padroni nuk shkon te vasali”, akuzojnë nga BDI.

Nga BDI thonë se nëse një forcë politike shqiptare pranon të bëhet vegël e partisë që kërkon të fshijë çdo simbol të barazisë shqiptare, ajo nuk është më forcë politike, ajo është shërbëtore e bindur e një projekti antishqiptar./Telegrafi/

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy