BDI tërësisht përkrah ndryshimet kushtetuese për Maqedoninë europiane

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Bashkimi Demokratik për Integrim bën të ditur se si parti mbështesin ndryshimet kushtetuese për të ardhmen europiane të vendit tonë.

“Sot Republika e Maqedonisë së Veriut është anëtare e plotë e aleancës veriatlantike NATO dhe vazhdon rrugëtimin drejt familjes së madhe europiane. Ndryshimet kushtetuese janë hap vendimtar për vazhdimin e negociatave integruese me Bashkimin Europian dhe organizimin e konferencës së dytë ndërqeveritare”, thuhet në njoftimin e BDI-së.

Ata bëjnë thirrje ndaj partive politike dhe 120 deputetëve që të reflektojnë fuqishëm në interes të qytetarëve dhe të vendit e jo të bllokojnë procese të rëndësishme siç është integrimi në BE.

“Nuk ka mes, nuk ka alternativë, nuk ka rrugë tjetër”, thuhet në fund të njoftimit./Telegraif/

Advertisement

 

 

 

BDI tërësisht përkrah ndryshimet kushtetuese për Maqedoninë europiane shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy