BE dërgon ndihma dhe pajisje për menaxhimin e zjarreve në Maqedoninë e Veriut

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Bashkimi Evropian ka dërguar pajisje dhe ndihma për menaxhimin e zjarreve në Maqedoninë e Veriut. Këtë e ka njoftuar eurokomesari për ndihmë humanitare dhe menaxhim me kriza, Janez Lenarçiq.

“BE ka dërguar kapacitete zjarrfikëse shtes në Greqi dhe Maqedoninë e Veriut për ndihmë të autoriteteve lokale. Ndihma vjen nga Suedia, Franca, Austria, Bullgaria dhe programi Kopernikus i BE-së”, ka shkruar Lenarçiq në Twitter.

Ndihmë për shuarjen e zjarreve në RMV kanë dërguar edhe Bullgaria, Sllovenia dhe Serbia, të cilat kanë dërguar helikopterë, zjarrfikës dhe makina zjarrfikëse.

Ndryshe, si pasojë e zjarreve në Maqedoni është regjistruar edhe një viktimë, nga rajoni i Kumanovës./Telegrafi/

Advertisement

BE dërgon ndihma dhe pajisje për menaxhimin e zjarreve në Maqedoninë e Veriut shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy