BE dhe SHBA e mirëpritën propozimin francez, vendimi i Kuvendit do të jetë i rëndësishëm që vendi të ecë përpara

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Përparimi i rrugës së Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut drejt BE-së është vendimtar për kontinentin evropian, thanë përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikën e jashtme dhe sigurinë Josep Borrell dhe sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në këtë kontekst, e mirëpritën, siç thonë ata, propozimin e kompromisit ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë me qëllim të heqjes së vetos bullgare për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE.

Ata vlerësojnë se vendimi sovran i Kuvendit të Maqedonisë do të jetë i rëndësishëm që vendi të ecë përpara.

Kur dhe nëse Kuvendi do të diskutojë për Informacionin për përmbajtjen e kornizës Propozim-negociator, mund të dihet nesër në koordinimin e rregullt në Kuvend. Më pas, sipas njoftimeve, kjo duhet të diskutohet.

Advertisement

Disa nga deputetët janë përgjigjur se materialet e dorëzuara në Kuvend nuk janë të plota dhe kanë kërkuar nga kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi që t’i kthejë në Qeveri si të paplota.

Edhe qeveria dje tha se propozimi është një kompromis i mirë dhe se pritja nuk është në favorin tonë. Nga ana tjetër opozita mbetet e mendimit se pranimi i propozimit francez do të nënkuptonte tradhti kombëtare./Telegrafi/

BE dhe SHBA e mirëpritën propozimin francez, vendimi i Kuvendit do të jetë i rëndësishëm që vendi të ecë përpara shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy