BE: Nuk ka hapje të kufijve për Maqedoninë e Veriut, por çdo vend mund të vendos vetvetiu

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Qeveritë e Bashkimit Evropian sot vendosën që t’i hapin kufijtë për 15 vende, ndërsa në mesin e këtyre vendeve nuk ndodhet Maqedonia e Veriut.

Vendimi, megjithatë, nuk është i obligueshëm, që do të thotë se çdo vend në mënyrë të pavarur do të vendosë se me cilat vende do t’i hap kufijtë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në listë ndodhen Serbia, Mali i Zi, Kanada, Australia, Algjiri, Tunisi, Zelanda e Re, Gjeorgjia, Japonia Moroko, Ruanda, Koreja e Jugut, Tajlanda dhe Uruguai. Kinezët gjithashtu do të mund të udhëtojnë në BE, por vetëm nëse Kina deklarohet se do t’i pranojë vizitorët evropian.

Vendimi është marrë në bazë të gjendjes epidemiologjike tëvendeve, ndërsa lista vazhdimisht përditësohet.

Advertisement

Komisioni Evropian insistonte që kufijtë e jashtëm të rihapen në mënyrë të koordinuar, por në fund vendimi është marrë që secili vend ta merr në mënyrën e vet. Kufijtë e BE-së do të mbesin të mbyllura edhe për shtetasit e SHBA-ve të cilët kanë numrin më të madh të të infektuarve./Telegrafi/

BE: Nuk ka hapje të kufijve për Maqedoninë e Veriut, por çdo vend mund të vendos vetvetiu shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy