BE pret që qeveria e re të bëjë ndryshimet kushtetuese dhe të respektojë Marrëveshjen e Prespës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ndryshimet kushtetuese dhe respektimi i Marrëveshjes së Prespës duhet të jenë në fokus të qeverisë së re. Zëdhënësja e Komisionit Evropian thotë se do të bashkëpunojnë edhe me qeverinë e Mickoskit në përmbushjen e reformave kyçe të nevojshme për lëvizjen e Maqedonisë së Veriut në rrugën evropiane, por me një mesazh të qartë që pritet nga vendi.

“Mesazhi është shumë i qartë, Maqedonia e Veriut duhet të shfrytëzojë sa më shumë momentumin që ekziston për zgjerimin për të ecur përpara në rrugën e saj drejt BE-së. Këshilli Evropian e ka bërë të qartë se çfarë pret nga Maqedonia e Veriut, kjo natyrisht i referohet edhe ndryshimeve kushtetuese për të cilat Maqedonia e Veriut është zotuar për të avancuar në rrugën drejt BE-së. Na vjen keq për mospërdorimin e emrit kushtetues nga disa prej liderëve të Maqedonisë së Veriut, është obligim i marrë nga Marrëveshja e Prespës. Është e qartë se të gjitha palët duhet të respektojnë dispozitat e marrëveshjes dhe t’i zbatojnë ato me mirëbesim”, thotë Anna Pisonero.

Ish-kryeministri grek Tsipras, i cili pardje kryesoi Komitetin për Ballkanin Perëndimor të Këshillit të Evropës, kërkon që komuniteti ndërkombëtar dhe veçanërisht Bashkimi Evropian të shprehin qartë pasojat e mosrespektimit të Marrëveshjes së Prespës në rajon dhe veçanërisht për të ardhmen e Maqedonisë së Veriut.

“Lufta kundër nacionalizmit dhe destabilizimit në rajon duhet të bëhet në mënyrë aktive, dhe kjo në radhë të parë nënkupton mbështetjen e Marrëveshjes së Prespës dhe një rol dinamik diplomatik të BE-së në Ballkanin Perëndimor para se ajo të humbasë plotësisht kredibilitetin e saj. Komuniteti ndërkombëtar dhe veçanërisht BE-ja duhet të shprehin qartë pasojat që do të ketë mosrespektimi i Marrëveshjes në rajon dhe veçanërisht në të ardhmen e Maqedonisë së Veriut”, tha Tsipras.

Advertisement

Për kryeministrin Mickoski, përdorimi i mbiemrit “e Veriut” është çështje e mbyllur. Mbetet i qëndrimit se Marrëveshja e Prespës do të respektohet vetëm në kontekst zyrtar, qëndrim që u mirëprit edhe nga Departamenti i Shtetit.

Në një periudhë të acarimit të marrëdhënieve mes dy vendeve, takimi i parë mes Mickoskit dhe Mitsotakis pritet në samitin e NATO-s në Washington nga 9 deri më 11 korrik.

The post BE pret që qeveria e re të bëjë ndryshimet kushtetuese dhe të respektojë Marrëveshjen e Prespës appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy